Projekti për Integrimin Ndëretnik në Arsim


PYETËSOR PËR SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË


I/E nderuar,

Projekti i USAID-it për Intergim Ndëretnik në Arsim (PINA) në bashkëpunim me Ministrinë për arsim dhe shkencë dhe Byronë për zhvillimin e arsimit realizon hulumtim elektronik në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Repunlikën e Maqedonisë. Qëlimi i hulumtimit është të siguron pasqyrë më të plotë dhe më të sigurtë për gjendjen aktuale të integrimit ndëretnik në arsim dhe të shërben për planifikimin e aktiviteteve të projektit.

Pyetësori elektronik përmban pyetje për strukturën etnike të shkollave dhe gjuhët mësimore, për eksperiencën/tajnimet e kaluara lidhur me integrimin ndëretnik në arsim, si dhe për percepcionin e përgjithshëm të integrimit ndëretnik në sistemin e arsimit në shkollat dhe në bashkësinë lokale.

Pyetësorin e plotëson drejtori/esha me ndihmën e shërbimit profesional. Pyetësorët janë në dispozicion në katër gjuhët mësimore të shtetit (maqedonisht, shqip, turqisht dhe serbisht) dhe mund të zgjidhet gjuha në të cilën do të plotësohet. Plotësimi i pyetësorit bëhet direkt në veb faqen e PINA-s në periudhë prej 15 deri më 31 gusht të vitit 2012, dhe për përgjigjen e pyetjeve do të ju duhen rreth 30 minuta. Rezultatet e hulumtimit do të shpallen në veb faqen tonë (www.pmio.mk).

Ju lutemi të përgjigjeni në të gjitha pyetjet me çka do të mundësoni planifikim më adekuat të aktiviteteve me nevojat e shkollës në kahje të përmirësimit të integrimit ndëretnik.

Nëse keni nevojë për informata shtesë mund të kontaktoni personat përgjegjës për arsim në komunën tuaj, personin përgjegjës nga Byroja për zhvillim në arsim, si dhe personat përgjegjës për përkrahje të PINA-s:

Igor Jurukov, këshilltar, Byroja për zhvillimin e arsimit
igorjurukov@bro.gov.mk 02/3089-026

Snezhana Jankulovska, koordinator për trajnime për integrim ndëretnik në arsim
sjankulovska@mcgo.org.mk 02/3067-981 – локал 115

Besnik Ramadani, asistent për trajnime për integrim ndëretnik në arsim
bramadani@mcgo.org.mk 02/3067-981 – локал 108

Filipina Negrievska, ekspert i programit
filipina@chrcr.org.mk 02/3065-953, 071/341-101